Në Kodër të Diellit 60 centimetra borë, në Mavrovë 10

Në Kodër të Diellit ka një mbulesë dëbore prej 60 centimetrash, në Mavrovë 10 centimetra dhe në Lzaropole tetë centimetra.

Më shumë reshje shiu gjatë ditës dhe natës së kaluar ka rënë në Demir Kapi – 19, në Mavrovë 15 dhe në Ohër 9 litra për metër katror.

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilët pasdite dhe gjatë natës në disa vende do të jenë të bollshme (mbi 30 l/m2). Në viset malore dhe pasdite edhe në disa vende më të larta do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu, më të bollshme do të jenë pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor, e cila herë pas here do të intensifikohet. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *