Eco Guerilla: Defekti i ujësjellësit në Tetovë nxori në sipërfaqe dyshime për korrupsion

Eco Guerilla ka reaguar në lidhje me defektin me furnizim me ujin që kishte komuna e Tetovës ditëve të fundit.

“Falemnderojmë puntorët e NPK “Tetova” të cilët sanuan defektet nga shkatërrimi i gypave, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lokacionin e Leshnicës në Malin Sharr.

Për fat të keq Kryetarja e Komunës së Tetovës, nuk ju drejtua tetovarëve të cilët mbetën pa ujë mbi një javë. Por qytetarët edhe ashtu nuk mund të presin seriozitet më të madh nga ana e saj, e cila asnjëherë nuk reflekton në momentin e nevojshëm.

Në video shihet qartë – dyshimet janë për ndërtim pa standarde, ku edhe pse janë paraparë në projekt, në terren nuk janë vendosur mure mbrojtëse dhe preventivat tjera nga rrëshqitja e dheut. Ne kemi dyshime serioze për procedurat e tenderimit, që si zakonisht kanë prapavija korruptive dhe punët rezultojnë shkel e shko. Prandaj urgjentisht kërkojmë një komision hetimor nga Prokuroria, i cili do të bënte revizionin e gjithë projektit.

Koha është për përgjegjësi, kultura e mosndëshkimit duhet të merr fund në shoqërinë tone”, thuhet në njoftimin e Eco Guerilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *