Arrestohet 45-vjeçari nga Reçica e Vogël, policia i gjeti kokainë

Policia e Tetovës ka bërë të ditur se dje (02-mars) rreth orës 14:00, në rrugën 188 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 45-vjeçarin H.K. nga Reçica e Vogël nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij Porsche me targa regjistrimi të tetovës, i është gjetur dhe konfiskuar kokainë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *