Dy persona tentohen të vriten me thikë në Prishtinë, njëri prej tyre i mitur

Dy meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, janë therur me thika nga persona të panjohur mesditën e së shtunës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, thuhet në raportin e policisë.

Të plagosurit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, me njërin që është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri ka vazhduar trajtimin e mëtutjeshëm.

Pas hetimeve është arrestuar një i dyshuar për sulmin ndaj tyre. Ai, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *