Anti-Bixhozi: Kazinot dhe kreditë e shpejta po shkatërrojnë shoqërinë

Lëvizja Anti-Bixhoz vazhdon të avokoj për dislokimin e kazinove nga zonat urbanistike. Sot përmes një aksioni simbol të vendosjes së një trekëndëshi i cili, sipas tyre, ka simbolizuat situatën alarmante të cilën gjendet shoqëria ynë. Në trekëndësh janë të vendosura kreditë e shpejta, kazinot, që po dëmtojnë qytetarët dhe afër aty barnatoret për t’i qtësuar me sedativë të ndryshëm. Nga atje kanë shtuar se ky degradim që i bëhet dhe nëpërkëmbet dinjiteti njerëzor, na behët obligim lufta për model të ri të mbijetesës.

“Ky nuk është trekëndësh i thjesht por mund ta quajmë trekëndësh i “Bermudës”i cili shkatërron çdo gjë që i afrohet trekëndëshit i cili funksionon perfekt. “Trekëndësh i cili paturpësisht kalon çdo logjik të njeriut vetëm e vetëm të fitojë organizatori i atyre lojërave apo grupe interesi. Pranë çdo kazinoje është banka apo të ashtuquajturat shitoret e parave,kredive të shpejta, pas çdo humbje këtu janë barnatoret për t’u furnizuar me sedative të ndryshme për të qetësuar vetën ose familjaret”, deklarojnë nga atje.

Nga Lëvizja Anti Bixhoz kanë deklaruar se janë të vetëdijshëm që organizatorët e lojërave të fatit shikojnë vetëm në prizmin e fitoreve të majme tuaja, ju keqpërdorni të punësuarit tuaj duke manipuluar me numrin e tyre,ju vetëm jeni duke mbrojtur vlerat tuaja milionëshe dhe të kompanive simotra tuaja.

“Porosi deri te Mickovski se për çdo dështim eventual ju do të jeni fajtori kryesor për epitetin shtet i kumarit. Mos u shërbeni me gënjeshtra, trillime dhe shpifje. Kërkojmë të zgjoheni dhe dijeni se në këtë vend ka edhe njerëz të ndershëm”, thonë në fund nga Anti-bixhozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *