“Ai po vjen”, Osmani: Nuk bëhet fjalë për kryeministrin shqiptar

Ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtar i Kryesisë së BDI-së Bujar Osmani thotë se fushata e re e BDI-së e titulluar “Ai po vjen” nuk ka të bëjë me zgjedhje dhe paralajmëron se në ditët në vijim do të dihet saktësisht se çfarë do të thotë kjo fushatë.

Në një prononcim për televizionin Kanal 5, Osmani thotë se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë dhe se qeveria është stabile dhe koalicioni ka një shumicë të shtuar.

” Do të ketë zgjedhje të rregullta, diku midis prillit dhe majit 2024. Kjo fushatë nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Nuk bëhet fjalë për një kryeministër shqiptar, por është një fushatë krejt tjetër që me siguri do të zbulohet në ditët në vijim”, thotë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *