Një 77-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren

Një 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një motel në Prizren.

Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka treguar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe vdekja e tij është duke u hetuar

“Pak para orës 12 është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij”, ka thënë Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *