Ali Ahmeti emëron Rafiz Alitin koordinator për Sarajin

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mësohet se ka caktuar Rafiz Alitin si koordinator për degën e BDI-së në Saraj, raportojnë mediat.

Kujtojmë që kohë më parë, Ahmeti emëroi Bujar Osmani koordinator për degën e BDI-së në Çair.

Ky vendim i integristëve vjen pas një periudhe të tensionuar në parti, e cila është ndarë në dy grupime, ata që janë funksionarë në Qeveri e të cilët mbështeten nga kryetari Ahmeti, si zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani, si dhe grupi i ashtuquajtur “i zZarrit”, të udhëhequr nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi e Blerim Bexheti, të cilët kritikojnë punën e ministrave integristë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *