FOTOT: Rama publikon pamjet, përfundon tuneli i parë në Llogara

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e fotove nga punimet në tunelin e Llogarasë.

Kreu i qeverisë njofton se është hapur 100% tubi i parë i tunelit me gjatësi prej 6 km dhe vazhdon puna për të dytin. Sipas tij në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej.

“Mirëmëngjes dhe nga Tuneli i Llogarasë, ku pas hapjes 100% të tubit të parë në tunelin me gjatësi prej 6 km vazhdojnë punimet për hapjen e tubit të dytë i cili deri tani ka arritur në 4.670 metra, dhe ku në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.


Puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisi në nëntor 2021, ku kreu i qeverisë së bashku me ministren Balluku njoftuan se ky tunelit parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën, si edhe në të ardhura dhe rritje të turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *