Ndjekje filmike në autostradën afër Tetovës – policia ka qëlluar rrotat e veturës me të cilën po iknin trafikantët e drogës

Një ndjekje policore ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Gostivar-Tetovë kur narkodilerët kanë vërejtur policinë dhe kanë vendosur të largohen.






Dy bashkëautorët, më 24 mars, në një tarifë në autostradën Gostivar-Tetovë, kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme 30 kilogramë lëndë narkotike marihuanë për shitje. Droga ishte e paketuar në 25 pako në veturën e të dyshuarit. Kur policët tentuan t’i ndalonin, drejtuesi i parë i dyshuar i veturës ka shkelur gazin, duke tentuar të ikë, duke goditur një furgon policie, tha Prokuroria.

Efektivët e policisë kanë qëlluar në rrotat e makinës dhe kanë arritur ta bllokojnë dhe ndalojnë.

Të dyshuarit janë arrestuar menjëherë dhe droga është sekuestruar.

Prokurori publik ka dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *