
Si përparësi kryesore të kornizës së re strategjike “Aksioni 21”, Qeveria e udhëhequr nga LSDM është e përkushtuar për hapjen e mundësive për potenciale të reja ekonomike, thonë nga partia në pushtet.
LSDM, si një parti e përgjegjshme, është vendosur me vendosmëri në rrugën evropiane, e inkuadruar në “Aksionin 21″, i cili e sjell Evropën në shtëpi. Në atë drejtim janë procedurat për ndryshime në Ligjin për Tatimin në Pronë, mundësitë ligjore për legalizimin e makinave me targa të huaja, si dhe mundësitë për stimulim dhe lehtësi për vënien në punë të parave të gatshme që qytetarët i mbajnë në shtëpi ose të hollat nga kursimet ose fitimet”, thonë nga partia.
Nga atje shtojnë se kanabisi është një nga industritë më dinamike në botë.
“Përveç kontributit në trajtimin e sëmundjeve të caktuara, kjo industri në vendin tonë tashmë krijon mijëra vende punë të paguara mirë dhe kjo është arsyeja pse mbështetja e kompanive që hyjnë në këtë biznes është ende e nevojshme, dhe sipas vlerësimeve, sigurohet fluksi vjetor i fondeve nga kjo veprimtari në rreth 250 milion euro “, thonë nga LSDM.
Nga partia e opozitës theksojnë se vijon privatizimi i tokës bujqësore shtetërore.
