MPB konfirmon: Një nxënëse në Shkup ka përgatitur listë për “likuidimin” e shokëve të klasës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar për Televizionin SHENJA, se një nxënëse në Shkup, ka publikuar një listë për “likuidimin” e shokëve të klasës të saj.
“Më 08.05.2023 në SPB në Shkup një grua 47 vjeçare ka paraqitur se në shkollën fillore në rajonin e komunës Qendër një nxënëse në shkollë ka bërë listë me kërcënim të shokëve të saj. Është njoftuar drejtoresha e shkollës, qendra për punë sociale dhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit thonë nga MPB.
Kujtojmë se ministria e Arsimit, pas ngjarjeve tragjike në Beograd, ka hapur një e-mail adresë ku mund të dorëzohen ankesa për raste të tilla, të cilat mund të qojnë edhe në tragjedi të rënda sikurse që ishte ajo në Serbi. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *