Organizatorët nga Maqedonia e Veriut, parandalohet tregtia me mbi 100 kilogram kokainë nga Ekuadori

Në Selanik është parandaluar tregtia e 105 kilogramëve me kokainë, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se janë arrestuar 7 shtetas të Greqisë, 3 të Shqipërisë, ndërkaq për rastin në fjalë në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar 4 persona, shtetas të RMV-së.


“Rasti është realizuar si rezultat i shkëmbimit disa mujor të informacionit dhe bashkëpunimit të krijuar tashmë me sukses me Shërbimin Kundër Drogës nga Selaniku, për persona të cilët si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë ndërmarrë një sërë veprimesh me qëllim furnizimin dhe transferimin e lëndës narkotike kokainë nga Ekuadori në portin e Selanikut, me qëllim që më pas kokaina të shpërndahej në më shumë vende”, thonë mes tjerash nga MPB./tv21.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *