Është arrestuar sot një 35 vjeçar nga Tetova, dhe është dërguar menjëherë në burg për vuajtje të dënimit.
“Sot rreth orës 12:15 minuta në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, policia ka arrestuar personin B.R. i dënuar me burg prej një vjet e dy muaj, për veprën penale “prodhim dhe lëshim në qarkullim të substancave narkotike”, njoftoi zëdhënësi i SPB tetove, Marjan Josifovski.