Teqeja e Tetovës drejt shkatërrimit, Qeveria nuk ka vendosur asnjë gozhdë

Drejtuesit e Teqesë Arabati Baba në Tetovë ankohet për lënien anash të këtij monumenti kulturor. Për shkak të mosmirëmbajtjes objekti po shkatërrohet nga dita në ditë, thonë nga komuniteti bektashian. Nga komuna thonë se objekti është nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës, por nga kjo e fundit nuk ka një përgjigje për lënien anash të teqesë.

Filloi të ndërtohet në gjysmën e dytë të shekullit të 18, nga Rexhep Pashai, fillimisht, e meqë zgjati dhjetë vite ndërtimi i teqesë Arabati baba, e vazhdoi i biri i Rexhep pashait ndërtimin dhe përfundimin e kësaj teqeje që e shihni sot. Një aset kulturor vërtetë i bukur kulturor në mes të qytetit të Tetovës. Por ç’ndodh tani pas 485 vitesh me Teqenë. E njëjta është lënë në dhëmbin e kohës që e gërryen dhe shkatërron dita ditës, ndërsa pushteti lokal dhe ai qendror sikur nuk kanë vesh e as sy për ta ruajtur këtë aset, i cili, siç e shihni nga pamjet, dita ditës po shkatërrohet”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Investimi i fundit, nuk mbahet mend kur është bërë, ndërsa edhe ato pak renovime që shihen në hapësirat ku qëndron komuniteti bektashian, sipas Dervishit, janë bërë me vetiniciativë.

Teqeja ka nevojë për shumë intervenime por mjerisht ja, sa jemi këtu që nga 1994, Qeveria e Maqedonisë nuk ka vendos asnjë gozhdë. Para katër pesë vitesh Tika ka bërë një marrëveshje edhe atë jo me neve por me BFI-në, dhe projekti ekziston por rrinë në qeveri dhe asgjë nuk u realizuar. Gjithçka është duke u shkatërruar që nga kjo pjesë këtu dhe faltorja e BFI-së andej që është tjetër punë ajo, por pjesa tjetër është në shkatërrim krejt”, deklaroi Abdylmutalip Beqiri Dervishi i Teqesë.

Me mos rregullimin e Teqesë Arabati Baba, humb shumë edhe qyteti, i cili nga vizitorët e huaj frekuentohet vetëm për Xhaminë e Larme dhe Teqenë Arabati Baba. Nga komuna e Tetovës thonë se kompetencat i ka pushteti qendror, gjegjësisht Ministria e kulturës, nga të cilët kërkojnë që sa më shpejtë të intervenohet në Teqenë Arabati baba, me qëllim të kthimit të shkëlqimit dhe peshës që ka ky kompleks 500 vjeçar.

“Është fakt që teqeja është duke u shkatërruar sepse me vite nuk kemi investime në atë pjesë, por sërish e them, jo për të ikur nga përgjegjësia si institucion por s`kemi as kompetenca që të mund sadopak të intervenojmë tek ai aset kulturor, edhe pse është një ndër objektet më të vizituara në Tetovë bashkë me xhaminë e larme.

Padyshim që ky mos investim ka edhe ndikim tek ulja e numrit të vizitorëve shkaku se ai objekt për momentin është jo funksional dhe jashtë suazave që e meriton të jetë si objekt kulturor në qytetin tonë”, tha Nazmi Dauti nga Sektori për kulturë i komunës së Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *