79-vjeçari ka rrahur një polic në Kumanovë

Një 79 vjeçar nga Kumanova ka sulmuar një polic në Kumanovë i cili ishte në detyrë zyrtare.

“Më 23.04.2024, në ora 11:50, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria B.R. (79) nga Kumanova, pasi gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare është sjellur në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, njofton MPB.

Siç shton policia, B.R. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *