MPB: Në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime, janë gjetur fletëpalosje në Çair…

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve.

“Që nga hapja e votimit në orën 7 nuk janë vërejtur probleme të mëdha. Dy fotografi të fletëve të votimit janë regjistruar në Shkup dhe Shtip. Në Radovish, një person ia tregoi fletën e votimit një vëzhguesi. Për të gjitha këto ngjarje janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

Në Çair janë vërejtur fletëpalosje në vetura të parkuara dhe janë regjistruar dy grafite. Në një vendvotim në Shkup, kreu i këshillit zgjedhor raportoi se u gjet një bombë tymi e shpërthyer.

“Apeloj qytetarët që gjatë votimit të përmbahen nga incidente dhe nëse ka konstatim për prishje të procesit zgjedhor të lajmërohen në stacionin më të afërt policor”, tha Angellovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *