Këtë të shtunë janë bërë 22 vjet nga masakra që ndodhi në tregun e Mitrovicës.
Më 13 mars 1999, forcat serbe hodhën granatë në pazarin e mbushur me njerëz duke lënë të vdekur shtatë persona dhe mbi 120 vetë të plagosur.
Të emocionuar në përvjetorin e humbjes së më të dashurve të tyre u panë familjarët e viktimave. Ata kërkuan që shteti të bëjë më shumë që kryesit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.