Kurti: Ta zgjedhim Presidenten, e pastaj të vijohet me planin qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se nuk do ta vaksinohej i pari me vaksinën antiCovid, po të mos ishte vaksina AstraZeneca.

“Po të ishte vaksina Pfizer ose Moderna unë nuk do ta merrja, vetëm për shkak që ka qenë AstraZeneca e cila ka një reputacion të lënduar sot në botë. Një brend tjetër i vaksinës mua nuk do të më bënte marrës të parë të vaksinës”.

Kurti po ashtu u tha deputetëve se njëherë duhet të zgjidhet Presidenti e pastaj do ta kenë programin qeverisës.

“Me konstituimi e komisioneve parlamentare, fillon puna përmbajtore e republikës së Kosovës. Ne neper ministrit jemi duke skanuar gjendjen që e kemi gjetur, dhe me këtë trashëgimi institucionale që kemi hasur, por do ta përpilojmë edhe planin tonë qeverisës. Pra rendi donë që fillimisht ta bëjmë një skenim të tillë dhe gjithashtu edhe ta bëjmë zgjedhjen e presidentes nga kuvendi i Kosovës, meqë ky është një vit i ri që e kemi edhe qeverinë re edhe presidenten e re, e më pastaj edhe programin Qeverisës. Jemi të bindur që kjo është rruga më e mirë”./arbresh.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *