A vriten pëllumbat, bre?

20 të vrarë dhe të djegur në shtëpinë e Vejsave
Më 1 e 2 prill 1999, Ora: 00:05,
…brenda tri orëve, në rr. “Fehmi Agani”dhe “S. Stavileci” në Gjakovë, forcat serbe vranë civilë shqiptarë dhe dogjën rreth 100 shtëpi banimi e i dëbuan të gjithë banorët e mbetur të kësaj lagjeje për në Shqipëri. Banorët e kësaj lagjeje i kanë identifikuar kriminelët pasi pothuaj që të gjithë ishin banues të kombësisë malazeze të kësaj lagjeje.
Vetëm në familjen Vejsa janë vrarë dhe djegur së bashku me shtëpinë 20 anëtarë, prej tyre 12 fëmijë, 7 gra dhe 1 burrë. Arrin të shpëtoi me plagë në trup, 11 vjeçari Dren Caka. Përveç anëtarëve të familjes Vejsa, u vranë edhe anëtarë të familjeve: Caka, Deda, Haxhiu, Haxhiavdija, Hoxha, Gërçari, Nuqi, Gashi. Dalina Ali Caka(14), Delvina Ali Caka(8), Diona Ali Caka (2), Valbona Valdet Caka (34), Arlind Lulzim Vejsa (6), Dorina Lulzim Vejsa (6), Marigona Lulzim Vejsa (9), Rita Lulzim Vejsa (2), Sihana Lulzim Vejsa (7), Tringa Honi (Hoxha) –Vejsa (34), Fetije Gashi-Vejsa (60), Flaka Honi Hoxha (16), Shahindere Jusuf (Nushi)-Hoxha (56), Doruntina Behar Haxhiavdija (8), Egzon Behar Haxhiavdija (5), Rina Behar Haxhiavdija (4), Valbona Mehdi (Vejsa)- Haxhiavdija (39), Mandushe Lutfi Nuqi (57), Shirine Lama – Nuqi( 78) dhe Hysen Shaban Gashi(53).
Familje të tjera që pësuan nga forcat serbe janë: Familja Haxhiu (Hasan Haxhiu, Myzafere Jonuzi – Haxhiu, Adem Haxhiu dhe Berat Haxhiu; familja Cana ( Jonuz Cana, Ganimete Rexha – Cana, Shpresa Cana dhe Fatmir Cana); pastaj familja Deda, Hysen Islom Deda (77) Nisa Pruthi – Deda (61), Afërdita Deda – Demjaha (38) dhe Argjend Ylber Demjaha (6) anëtarët e familjes Dinaj (Hereq): Murteza (Bekë) Dinaj (35), Luan Murteza Dinaj (25), Gani(Bekë) Dinaj (43), Bajram(Zenun) Dervishaj (33), Nuredin (Musë) Aliaj (66) dhe Besmir Gani Dinaj (8 vjeç); familja Gërçari: Sulejman (Murat) Gërçari (Kola), Skënder Gërçari (Kola), Haxhi (Sulejman) Gërçari (Kola) dhe Albert (Sulejman) Gërçari (Kola).
Halil Rexhë Guci (45), Shukri Ramë Hoxhaj (15), Blerim Xhevdet Bardoniqi (38), Sahit Xhevdet Hasi (33), Bujar Faruk Tetrica (32), plagoset në krahëror, rrugës për Shqipëri vdes nga plagët në Krumë (Shqipëri). Mazllom Kasim Kavaja (48) nga Mitrovica, vëllëzërit: Naser Dylatahu (37) dhe Skënder Nexhmedin Dylatahu (38), Kimete Rasim Lleshi (1958) dhe bashkëshorti Fehmi Hamid Lleshi (1953), Gëzim Adem Alija (30), Sokol Adem Berisha (1957), Sabaudin Ramë Gllogjani (27), Hasan Osman Rexha (66), Fadil Beqir Krasniqi (34), Melaim Musa Qarkagjia (38).
Burimi: Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë 1998 – 1999 (Fat Gega)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *