Varianti i ri i koronavirusit prek edhe Greqinë

Edhe Greqia përfshihet zyrtarisht në listën e vendeve të prekura nga varianti britanik i Covid-19. 4 persona të rikthyer nga Britania e Madhe rezultuan të infektuar me këtë variant të virusit dhe janë izoluar menjëherë në karantinë.

Advertisement

Përhapja e infektimeve është nën kontroll në Greqi falë edhe masave të ashpra bllokuese të aktiviteteve jothelbësore, të cilat qeveria Mitsotakis shtyu me të paktën 1 javë qëndrimin në fuqi.

Varianti i ri britanik i Covid-19 është përhapur në të paktën 20 vende të botës. Vende të tjera europiane po planifikojnë gjithashtu zgjatjen e afatit të masave të ashpra bllokuese.

Pritet që qeveria gjermane të shtyjë deri më 31 JANAR afatin e qëndrimit në zbatim të këtyre masave. Autoritetet thonë se numri i shtrimeve po tejkalon kapacitetet në shumë spitale. Në Gjermani dhe Francë, ekspertët po shqyrtojnë mundësinë e përshpejtimit të procesit të vaksinimit.

Britania e Madhe vazhdon të ketë shifra të larta të infektimeve ditore edhe për këtë 24-orësh me rreth 55 mijë raste të reja, nivel pranë rekordeve.

Kjo situatë ka lidhje me qarkullimin e variantit të ri që përhapet më shpejt të koronavirusit. Ndërsa në vende të tjera europiane, Shtetet e Bashkuara dhe Rusi, infektimet kanë pësuar rënie në këtë fillimjave.

Advertisement

Leave a Reply