Jovan Cico Kosturi-themeluesi i Mësonjëtores së Parë Shqipe dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare

Jovan Cico Kosturi ishte një ndër themeluesit e Mësonjëtores së Parë Shqipe dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Ai u lind në Korçë dhe përgjatë viteve të funksionimit të organizmit politik shqiptar Lidhja e Prizrenit, Jovan Cico Kosturi ishte aktiv si shumë korçarë të tjerë, për të vënë në zbatim disa nga politikat arsimore që u morrën në këtë organizëm politik e ushtarak. Gjatë viteve 80’ të shekullit të XIX, Jovan Kosturi themeloi në Korçë Komitetin e fshehtë së bashku me Orhan Pojanin dhe Thimi Markon.

Gjatë kësaj kohe ai u angazhua plotësisht me çështjen shqiptare dhe lidhet me kolonitë shqiptare në Bukuresht apo në Stamboll duke marrë përsipër shpëndarjen e librave në gjuhën shqipe, në Korçë dhe në fshatrat e saj.
Jovan Cico Kosturi u largua në shenjë proteste nga Dhimogjerondia(Kryesia e Kishës Orthodokse), e cila hodhi poshtë kërkesën e shqiptareve të kolonisë të Bukureshtit, për të futur gjuhën shqipe në shkollat greke e turke. Pas këtij akti kisha orthodokse e ç’kishëron dhe mallkon familjen e tij. Ai burgoset në Manastir, si shkak i veprimtarisë së tij publiçistike në gazetën “Drita” të Sofjes.

Në 1905, vritet Despoti Foti dhe fajin e vrasjes së tij ja ngarkojnë djalit të tij Spiro Kosturit, i cili shkon në Selanik për tu ankuar ku dhe vritet pabesisht. Në 1911, në betejën e fushës Orman-Çiflikut në Korçë humbet jetën nipi i tij Kostaq Kosturi. Jovan Cico Kosturi pavarsisht vuajtjeve dhe humbjeve të familjarëve të tij, ai nuk hoqi dorë kurrë nga përgjegjësia kombëtare duke përshëndetur në vitet e fundit të jetës së tij ngritjen e flamurit në Vlorë. Ndërroi jetë në Korçë më 1924.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *