Raif Miftari është ndërmjetsuesi që kërkohet me fletarrest ndërkombëtarë për pasaportat false

Shkupjani Raif Miftari është personi që po ndiqet për ndërmjetësimin për pasaportat maqedonase me identitet të rrejshëm të kriminelëve të cilët kanë qenë antarë të narkokarteleve, por edhe të disa bandave ndërkombëtare, mëson “A1on”.

Ai para katër ditëve pati sukses të iu ikë pjestarëve të MPB-së, të cilët e realizuan aksionin, në të cilin u arrestuan dhjetë persona. Për atë u lëshua fletëarrest lokal, por pasi nuk u gjend Prokuroria dha urdhër për të lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë. Ajo don të thotë se ka dyshime që Miftari është jashtë Maqedonisë së Veriut.

“Raif Miftari, nga babai Emin dhe nëna Radife, i lindur më 14.11.1981, në Shkup ku edhe jeton në rrugën Klinska Lesa. Kërkohet me urdhër numër 5 KO.BR.1126/21 nga data 9.04.2021 nga Prokouroria Themelore Publike Shkup, nën dyshimin se ka kryer veprën penale nga neni 353 nga Kodi Penal i RMV-së”, thuhet në fletëarrestin e publikuar nga MPB, shkruan Gazeta Populli.

Gjashtë të arrestuarve në aksionin e MPB-së u është caktuar paraburgim si masë kujdesi. Edhe Raif Miftarit i është caktuar paraburgim, të cilin do ta kryejë kur të gjendet.

Siç njoftoi Prokuroria, padia penale e parë ka të bëjë me 215 dokumenta udhëtimi të dhënë në mënyrë të jashtëligjshme, ku të akuzuarit u kanë mundësuar shtetasve të huaj që të marrin dokument udhëtimi të Maqedonisë së Veriut me identitet të huaj maqedonas, por me fotografinë e personit që i është dhënë dokumenti i udhëtimit. Gjatë kësaj është shfrytëzuar identitet i personave që jetojnë në dijasporë.

Me padinë e dytë, përsëri janë përfshirë 4 pasaporta të dhëna në mënyrë joligjore, ku janë shfrytëzuar disa numra amë që janë dhënë një personi, të cilë nuk kanë qenë të përfshirë në procedurë për numërimin e tyre, me qëllim që të krijohet identitet i ri, i cili më vonë me fotografi të njeriut që e kërkon pasaportën është shfrytëzuar për të dhënë në mënyrë të jashtligjëshme dokumente të reja udhëtimi./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *