Kërkohet ndihmë për 26-vjeçarin i cili u paralizua gjatë kërcimit në Liqenin e Ohrit

Boro Staiç është një djalë 26-vjeçar. Për shkak të një dëmtimi në ditëlindjen e tij të 18, ai ishte i paralizuar nga qafa e teposhtë, të katër gjymtyrët (quadriplegia). Ai aktualisht ndodhet në spital ku u shtrua për shkak të kovid-19.

Ai nuk mund vetë të kollitet dhe në situata të tilla ai mbytet. Kjo është arsyeja pse ai urgjentisht ka nevojë për një pajisje të quajtur “makinë që shpëton jetë” me të cilën prindërit e tij mund ta ndihmojnë atë në rast mbytjeje.

Ky aparat është një makinë asistent për kollitje që sjell ajrin në mushkëri dhe e kthen atë shpejt prapë për të pastruar sekrecionet e rrugëve të frymëmarrjes. Ju lutemi që të ndihmojmë Boron në mënyrë që prindërit e tij të marrin pajisjen dhe disa pjesë shtesë për të njejtën.

Thirrjen e bëri familja e Staic, ndërsa bashkë me Boron të shtrirë në spital të infektuar janë edhe prindërit e tij.

Boro Staiç e lëndoi shtyllën kurrizore disa ditë para ditëlindjes së tij të 18-të pas një kërcimi në Liqenin e Ohrit ndërsa dëmtimet e tij nuk u zbuluan gjatë reagimit fillestar të mjekëve nga spitali i Ohrit, pas së cilës ai mbeti i palëvizshëm. Për ndërhyrjen mjekësore, për shkak të së cilës ai është tani paraplegjik, po zhvillohet një procedurë gjyqësore disavjeçare.

Për të ndihmuar Boron është hapur edhe një gofound faqe https://www.gofundme.com/f/lets-turn-suffering-into-hope-for-bozo që të mund Boroja të blejë aparatin që do t’i ndihmojë atij në shërimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *