Arrestohet 26-vjeçarja nga Tetova, ka vjedhur në..

Një 26-vjeçare nga qyteti i Tetovës është arrestuar sot nën dyshimin se ka kryer vjedhje në firmën në të cilën ka punuar.

Ky është njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme:

“Sot (8 janar) rreth orës 11:30, në rrugën JNA në Tetovë, 26-vjeçarja D.J nga Tetova është privuar nga liria, për shkak të dyshimit se ajo më parë kishte kryer vjedhje në kompaninë në të cilën ajo punonte, dhe nga arka ka marrur para në shumën totale prej 2600 euro. Ajo u ndalua në Stacionin Policor në Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes dhe do të përgatitet padi penale adekuate. Vjedhjen në sallën e shitjes së ndërmarrjes e ka paraqitur personi përgjegjës i ndërmarrjes sot rreth orës 11:30”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *