Dramë në autobusin e qytetit të Shkupit,: “Do t’a këpus kokën; do të të hudh në acid”

Një dramë e vërtetë ka nodhur para festave të Vitit të Ri në një nga autobusët e JSP-së, pasi një grua e shtyrë në moshë u kërkoi dy personave të vendosnin maska mbi gojë dhe hundët, në përputhje me masat e miratuara nga Qeveria dhe autoritetet e qytetit për drejtimin në transportin publik.

Me këtë ata fillojnë të sillen me dhunë, dhe njëri prej tyre kërcënon se do t’u presë kokën dhe do t’i vendosë trupat e pajetë në acid, dhe se nuk e kanë idenë se me kënd kanë punë. Ky reagim është regjistruar nga një pasagjer tjetër në autobus, dhe videoja është shpërndarë në rrjetet sociale.

Fatkeqësisht nuk është regjistruar pjesa ku dy djemtë sulmojnë fizikisht zonjën e cila u kërkoi të vinin maska ndërsa në fund e sulmojnë edhe vajzën që po i filmon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *