Shqiptarët të fiksuar pas Trumpit, 56% aprovojnë lidershipin e tij

Gjigandi amerikan dhe global i sondazheve, “Gallup”, çdo vit publikon anketën e pëlqimit të lidershipit amerikan, ku renditet thuajse 140 shtete të botës, në bazë të aprovimit ndaj politikës amerikane të momentit. Për vitin 2020, “Gallup” ende nuk e ka nxjerrë anketën, pasi ka mbledhur të dhëna për vetëm 29 shtete. Por, një prej këtyre 29 shteteve është Shqipëria dhe të dhënat janë mbledhur deri ën dhjetor të vitit të kaluar, pra pas zgjedhjeve.

Aprovimi ndaj lidershpit amerikan, që për rrjedhojë përkthehet në pëlqim ndaj presidencës Trump, në Shqipëri fiksohet në 56%, pra më shumë se gjysma e popullsisë. Mes vendeve të analizuara kjo është padiskutim norma më e lartë. Vetëm 22% e të anketuarve në vendin tonë nuk e  pëlqejnë presidencën Trump.

Paçka se norma e pëlqimit është në rënie krahasuar me një vit më parë, kur fiksohej në 67%, shifra flet fetë. Për vende si Franca, Italia, Finlanda, Spanja, Britania, Belgjika, Norvegjia etj, norma e aprovimit luhatet mes 10-20%. Në Gjermani fiksohet në vetëm 6%. Pra, pavarësisht shumëçkaje që ka ndodhur gjatë 2020-ës, me menaxhimin që Donald trump i ka bërë pandemisë, skandaleve të njëpasnjëshme, sjelljes gjatë dhe pas zgjedhjeve, shqiptarët në masë e duan presidencën e tij, si asnjë shtet tjetër në botë deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *