Një vit burg për përleshjet me qen

Zënka e qenve vazhdon të jetë e përhapur në rajonin e Pollogut. Edhe pse kjo dukuri është e ndaluar me ligj, megjithatë nëpër rrjetet sociale vërehen xhirime të këtyre zënkave. Kjo më së shumti ndodh në vendbanimet rurale, ku keqpërdorimi i qenve për zënka është më e theksuar. Madje, kjo dukuri shpeshherë bëhet në mënyrë të organizuar, ku ka edhe pjesëmarrës të shumtë.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, gjatë vitit të kaluar, në disa raste ka intervenuar duke parandaluar këto organizime dhe duke marrë masa adekuate në kuadër të ligjeve në fuqi, por në disa raste këto organizime kanë kaluar edhe pa u hetuar nga organet policore, shkruan gazeta KOHA.

Policia me këtë rast ka bërë apel që organizatorët e këtyre garave përfundimisht të heqin dorë nga keqpërdorimi i qenve, në të kundërtën gjobat për organizatorët sillen nga 500 deri në 1000 euro. Masat shtesë për të evidentuar rastet e organizimit të zënkave të qenve, janë ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar dhe vazhdojnë edhe gjatë kësaj periudhe. Nga policia theksojnë se shpeshherë nëpër këto organizime të paligjshme, vihen edhe baste që paraqet edhe një vepër tjetër penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *