
Shkëmbimi i zjarrit mes dy bisnesmenëve Sino Llanaj dhe Albert Allmuçës tronditi sot kryeqytetin.
Advertisement
Sipas Report një prej plumbave ka kapur dhe xhamin e një makine që ka qenë e parkuar në oborrin e pallatit për të cilin janë konfliktuar.
Por për fat në automjet nuk ka qenë njeri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure në lagjen “Ndre Mjeda”, e njohur si zona e ish-parkut të autobusëve.
I plagosur ka mbetur biznesmeni Sino Llanaj dhe 42-vjeçari Klodjan Gomina, ndërsa autori Albert Allmuça është shpallur në kërkim.
Advertisement