Kundërshtohet “Ballkani i hapur”, protestë para ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Iniciativa “Ballkani i Hapur” kundërshtohet dhe nga shoqëria civile në Kosovë.

Organizata Lëvizja për Demokraci zhvilloi një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për të kundërshtuar dhe kritikuar qëndrimin e kryeministrit, Edi Rama.

Pjesëmarrësit mbanin në duar një baner me fotografi nga lufta e fundit në Kosovë, duke shfaqur krimet serbe mbi popullsinë civile.

Kryetari i organizatës, Mexhid Ramusa, tha se kundërshton iniciativën “Ballkani I Hapur” pasi Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

Ai theksoi se është përkujdesur që kryeministrit Rama t’i rikujtojë lidhjet e presidentit serb, Aleksandër Vucic, me kasapin e Ballkanit, Slobodan Miloshevic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *