Rasti “Monstra”, Kurti qartëson në Shkup se nuk ekstradon dy të akuzuarit pa u zbuluar e vërteta

I pyetur në lidhje me ekstradimin e dy të akuzuarve për rastin “Monstra”, të cilët janë në Kosovë, Kurti tha se ministrat e dy qeverive janë në kontakt të drejtpërdrejt dhe në komunikim të vazhdueshëm dhe të cilët punojnë për atë çështje.

“E dimë se nga e kaluara ne trashëgojmë raste tragjike të cilët kanë pasur procese të vështira. Ka raste të cilët për bindjen time nuk janë zbardhur deri në fund, për të cilat ende nuk e kemi të vërtetën e plotë dhe bashkë me kryeministrin Zaev kemi diskutuar që kemi nevojë për ndihmën ndërkombëtare që drejtësia për të gjithë qytetarët të shkojë në vend deri në fund, ashtu që të mësohet e vërteta e plotë”, deklaroi kryeministri Albin Kurti, raporton SHENJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *