Punonte pas kohës së lejuar, arrestohet pronari i një objekti hotelierik në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 22:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 59-
vjeçarin Sh.I. Banor i Tetovës, objekti hotelierik i të cilit (çajtore) në rrugën Lenin në Tetovë punonte pas
kohës së lejuar dhe në të kanë qëndruar 5 persona. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës
dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatitet parashtresë adekuate sipas Nenit 206 të Kodit Penal për veprën penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *