I apasionuar pas makinave luksoze dhe baba i përkushtuar, jeta e Albert Krasniqit mes biznesit dhe repit

Albert Krasniqi është i riu që mbeti i vrarë mesditën e sotme në qendër të Prishtinës. Ishte babai i tij, biznesmeni i ndërtimit Skënder Krasniqi që qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën. Menjëherë pas krimit të rëndë,  i ati njoftoi vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin.

Emri i tij është lakuar shpesh herë nëpër media, për shkak të lidhjes (dhe konflikteve) që ka pasur me reperët kosovarë dhe ata shqiptarë. Krasniqi është personi që qëlloi në vithe me armë zjarri reperin Noizy, para një hoteli në Prishtinë, plot 5 vite më parë. Albert Krasniqi njihej për shoqërinë e ngushtë me këngëtarët e grupit ‘Babastars’.

Ai shquhej për jetën luksoze që bënte, pasi ishte aksioner në një biznes ndërtimi, të cilën e reklamonte shpesh herë në rrjetet e tij sociale.

I apasionuar pas “bishave luksoze”, në instagramin e tij shfaqej me makina të shtrenjta dhe ora ‘Rolex-i’ në dorë.

Krasniqi ndiqet nga shumë ‘VIP-a’, të cilët i kanë komentuar edhe në fotot e postuara në Instagram, ku numëron 24 mijë ndjekës.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, me të cilën ka edhe një vajzë, por së fundmi i kishin dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare për shkak të problemeve. Vajzën Kraniqi duket se e kishte ‘pikë të dobët, pasi postonte shpesh herë foto me të me mbishkrime të tilla si “Qika e babit”.

Në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Krasniqi ka publikuar para pak muajsh një foto me të atin që i mori sot jetën me mbishkrimin ‘Me haverin tem’.

Paraprakisht, dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditëve familjarët e tij për t’i plotësuar disa kushte, por ende nuk dihen detaje për çfarë bëhet fjalë konkretisht, shkruan Insajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *