Itali/ Humb jetën 19-vjeçari shqiptar si pasojë e një aksidenti automobilistik

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rimini të Italisë. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se të martën, si pasojë e një aksidenti ka ndërruar jetë 19-vjeçari me origjinë shqiptare, Mateo Skënderi.

Sipas raportimeve, i riu ishte duke drejtuar një makinë tip “Opel Cora”, e teksa ishte duke udhëtuar në një autostradë të Riminit, është përplasur me një furgon punëtorësh, të cilët kishin ndaluar në anë të rrugës për ta riparuar atë.

Menjëhrë sapo mësuan për ngjarjen, tre ambulanca dhe një zjarrfikës. I riu Skënderi si pasojë e aksidentit kishte mbetur i bllokuar në pjesën e brendshme të makinës.

Pasi u bë e mundur nxjerrja e tij, u dërgua menjëherë për në spitalin rajonal.

Por megjithë përpjekjet e mjekëve i riu nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Gjithashtu në aksident, kanë mbetur të lënduar tre persona, gjendja e të cilëve paraqitet mjaft kritike.

Mësohet se policia ende po vijon hetimet, për të zbuluar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *