Tetova nuk krenohet me stacione të bukura, por mund të krenohet me stacione të shtrenjta! (Foto)

Mbarë opinioni në Tetovë dhe Maqedoni ka reflektuar lidhur me çmimin e lartë të stacioneve të autobusëve të vendosur në këtë qytet. Madje ato janë bë edhe objekt për gallatë, duke u krahasuar me stacione në qytet tjera shqiptare. Aktivisti tetovar i shoqërisë civile, Ngadhnjim Mehmeti, ka bë një krahasim komik mes stacioneve të autobusëve në Tetovë dhe atyre supermoderne në Lipjan të Kosovës.
“Tetova krenare nuk i ka stacionet më të bukura se Lipjani, por i ka trefish më të shtrenjta? Krenar me Komunën e Tetovës”, ka shkruar Mehmeti.

Ndryshe autobusët urbanë kanë arritur në Tetovë, por ende nuk janë lëshuar në qarkullim. Ndoshta deri në lëshimin e autobusëve në përdorim mund të shpallet edhe një tender tjetër për rikonstruimin e stacioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *