
Profesori universitar dhe ish-kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti së shpejti pritet të zyrtarizojë kandidaturën e tij nga rradhët e PDSH-së për Tetovën në zgjedhjet lokale që do të mbahen nga fundi i këtij viti.
Advertisement
Ai ditëve të fundit është parë duke zhvilluar takime me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin, për të biseduar rreth kandidimit për komunën e Tetovës.
Jozyrtarisht, mësohet se Bexheti ka marrur besimin nga PDSH-ja për rikandidim për komunën e Tetovës.
Sadi Bexheti ka qenë kryetar i komunës së Tetovës në periudhën 2009-2013.

Advertisement