
Fëmiu 13 vjeçar nga Çairi i Shkupit, Adis Berisha, është në mesin e personave që policia e Shkupit ka fituar në bisedë informative lidhur me protestën shqiptare të ditës së premte që u mbajt në Shkup.
Advertisement
Gazeta Lajm ka siguruar fotografinë e Adisit, si dhe ftesën për në polici, të cilat po i publikojmë me lejen e prindit të tij.
Ai është ftuar që bashkë me prindin të paraqitet “MENJËHERË” në stacionin policor “Kisella Vodë” me prindin e tij.
Siç qëndron në ftesë, Adisi akuzohet për vepër penale në bazë të nenit 279, paragrafi 2 të Kodit Penal.
Advertisement