
Një person është gjetur pa shenja jete në tualetin e shkollës fillore në Pratesh.
Sipas informatave viktima kishte qenë punëtor i një shkolle tjetër.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.
VDEKJE E DYSHIMTË
Fsh. Budrigë e ulët, Pratesh 08.02.2021 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete. Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një shkolle tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.