“Shpërthen” vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së: Na i vranë familjarët, me taksat tona duhet t’i paguajmë edhe “shfalerkat” e Thaçit, Veselit, Selimit.

Fazli Hajdaraj, vëllai i Smajl Hajdarajt, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosova vazhdon të jetë ende e uzurpuar nga komandanet.Fjala e deputetes Marigona Geci ne Parlamentin e Kosovës e cila akuzoj me emër kriminelët, u pengua nga nënkryetarja e Kuvendit duke ja ndërprerë fjalën, dhe çuditërisht as më të voglin reagim nuk pati nga deputetët e as nga grupi parlamentar i partisë te cilës i takon. Ngjashëm kishte ndodhur edhe në legjislaturën kur ishte deputet Fadil Geci dhe nuk kishte përkrahje nga shefi i grupit parlamentar zotëri Sabri Hamiti.
Ne Familjarët kërkojmë qe te zbardhën të gjitha vrasjet politike dhe te vihet drejtësia në Kosovë!
Dy fjalë për te akuzuarit qe janë në Hagë; nëse ju do te dënoheni vetëm për vrasjet e Serbëve do na vije keq, por nëse do të dënoheni për vrasjen e Shqiptarëve dhe zyrtarëve të LDK-SË e bajshi më shnetë, sepse ju akuzoheni edhe për këtë. Televizioni Shtetëror RTK vazhdon ti përkrah te akuzuarit me sloganin “Liria ka emër “duke propaganduar se këta janë çlirimtarët për ta lajthitur edhe një herë popullin e Kosovës. Liria nuk ka emër individësh , liria ka emrin e popullit të Kosovës. Mos harroni se vrasësit kanë emër dhe çmimin do e paguajnë patjetër!Thirrje për Familjet e të vrarëve: Krasniqi, Konushefci, Manaj, Maloku, Mustafa, Rraci, Zemaj, Imeri, Bytyqi, Tolaj, Haklaj, Behrami, Zeqiraj, Dajaku, Kastrati, Berbatovci etj. Mos pranoni të na përçajnë sepse kështu duan t’na mbyllin gojën. Mos heshtni, koha po vije!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *