
Pas debatit në Click Plus në mes forumeve rinore të ASH-së dhe BDI-së rreth agjensionit për rini dhe sport, me në krye Avni Rustemin nga rradhët e BDI-së, ka reagur Omer Ajdini përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook:
Advertisement
“Përderisa Avni Rustemi mbrëmë krenohej që i din sendet më mirë se ne për Agjencinë për Rini dhe Sport (lexo: mungesë e transparencës!), sot minimum 2 ekipe sportive shqiptare reaguan publikisht ndaj shpërndarjes diskriminuese të vauçerëve nga Agjencia për Rini dhe Sport. Sa e ulët kjo qasje e këtij Agjencioni!
Po kjo nuk është e tëra. Nga informacionet që kam unë, del që prej kur u emërua Avni Rustemi zv.Drejtor në këtë Agjenci ndodhën këto gjëra:
- Nga 3 shqiptarë në Këshillin Sportiv mbetën vetëm 2;
- Nga 2 shqiptarë në Komisionin Profesional për Artistët e Rinj nuk mbeti asnjë;
- Nga 2 shqiptarë në Komisionin Profesional për Poetët e Rinj nuk mbeti asnjë sepse i shkarkoi Drejtori dhe nuk e ndaloi Avniu.
Zhurma në debat nuk t’i fsheh dot dështimet, o Avni!”

Advertisement