Enver Hoxhaj voton: Sot është dita kur flasin qytetarët e këtij vendi

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka votuar para pak minutash në Fakultetin Filologjik.

Hoxhaj ishte i shoqëruar sëbashku me bashkëshorten dhe djalin e tij.

Hoxhaj para mediave tha se qytetarët sot do të japin verdiktin final.

“Sot është dita kur flasin qytetarët e këtij vendi, dhe ne mendoj që qytetarët janë para dy opsioneve atë të rimëkëmbjes ekonomike, stabilitet politike integrimit ndërkombëtar apo para opsionit të mjegullës dhe izolimit ndërkombëtar. Sot është verdikti final”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj është kandidati i parë për kryeministër që ka votuar sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *