Voton Isa Mustafa – kjo është porosia e tij për qytetarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mustafa ka qenë i shoqëruar në qendrën e votimit nga bashkëshortja dhe djali i tij.

Pas votimit, Mustafa u prononcua për media e ku mes tjerash ftojë qytetarët të votojnë për demokratizim të mëtutjeshëm.

“Kisha dëshiru të ftojë gjithë qytetarët për votim në këtë ditë jo shumë të përshtatshme. Shpresoj që gjithë qytetarët do të votojnë për demokratizim të mëtutjeshëm të vendit, për zhvillim ekonomik, prosperitet dhe përforcim të shtetit të Kosovës”, ka thënë Mustafa përcjell Insajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *