Pasuria e deputetit më të vjetër të Vetëvendosjes, banesa, shtëpi e biblotekë

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Kokaj si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një banesë të blerë nga rrogat mujore në vlerë prej 80 mijë euro. Ndërkaq edhe një banesë tjetër, Kokaj thotë se e ka në vlerë prej 85 mijë euro.

Të blerë nga rrogat mujore, Kokaj ka deklaruar edhe një shtëpi e cila arrin vlerën e 140 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë, deputeti i Vetëvendosjes, ka deklaruar edhe një shtëpi tjetër dhe biblotekë, që sipas tij i ka blerë ne vlerë 480 mijë euro nga akumulimi i rrogave mujore.

Përveç shtëpi dhe banesa, Kokaj po ashtu ka deklaruar edhe një dyqan që arrin vlerën e 380 mijë eurove.

Ndërkaq, në deklarimin e pasurisë së luajtshme, deputeti më i vjetër i Kuvendit, ka deklaruar dy vetura që kapin vlerën e 16 mijë e 500. Sipas tij, veturat janë blerë nga të ardhurat mujore.  Njërën nga veturat, Kokaj ka deklaruar se është e djalit.

Kokaj në tri institucione financiare ka deklaruar pasuri të gatshme në vlerë prej 87 mijë euro. Prej tyre, 30 mijë euro janë në emër të bahskëshortes. Kurse 43 mijë euro Kokaj ka deklaruar se i ka bashkë me  vëllaun.

Sa i përket të hyrave vjetore, deputeti i VV-së, thotë se 111 mijë e 468 euro e e 16 cent i merr nga universiteti i Kuëaitit.

Kurse paga mujore e Kokajt nga Kuvendi i Kosovës arrin vlerën e 1 mijë e 460 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *