“T’i thyej dhëmbët”, 40-vjeçari kanos komisioneren, ndërhyn policia

Gjatë ditës së sotme policia ka pranuar një informatë për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje (komisionere), në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ulpiana” në Lipjan.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka arrestuar një person 40-vjeç, ndaj të cilit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Ndaj të dyshuarit F. Sh mashkull, 40 vjeç, pas, trajtimit të rrethanave të rastit policia ka shqiptuar masën e arrestit dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njejti dërgohet në mbajtje prej 48 orësh”, ka konfirmuar policia.

“Oj ti çikë ma se dhëmbët t’i thej, lësho fletën”, i drejtohet qytetari, kryesueses së vendvotimit ndërsa nga dora i kap një letër që po mbante ajo.

“Hej rri urtë as një zë mos ta ni a u morëm vesh, idiotka. Po të kallëzoj pasha fmijtë që i kam nuk jeton, ndëgjom mirë çka po të them. Kush je more ti. O ti nuk guxon me e prek, mos e prek (deri sa merr fletoren ku shënohen parregullsitë dhe e hudh në tokë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *