
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media në të cilën u.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ishte pjesë kandiduese e listës së VV-së në zgjedhjet e sotme nacionale deklaroi se dita e sotme e bardhë që u paralajmërua në mëngjes u shndërrua edhe në natë të bardhë.
Osmani deklaroi se Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë për të gjithë qytetarët, vota juaj, zëri juaj kumboi si kurrë më parë.
E kemi pritur gjatë këtë ditë, por vota juaj sot e solli ndryshimin aq shumë të pritur e të dëshiruar, juve që votuat për herë të parë, e secilës familje, prind e margaritarë miliona herë faleminderit.Jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe që kemi si rezultat i besimit të madh që na keni dhënë, por ky besim do të jetë edhe udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim.Përgjegjësia që na keni mveshur është nderë i madh dhe bashkë po ndjekim punën në zhvillimin e demokracisë. Ky asocim nuk është një mandat për hakmarrje as për kthimin prapa, ky është kapitull i punëve që do të kryhen e mandat kur ne nderojmë historinë e përbashkët, e garantojmë mirëqenien, e luftojmë me ngulm korrupsionin, synojmë dretjësinë. Kjo qeveri do të jetë e juaja dhe zëri juaj do të jetë zëri ynë, këtë ua premtoj për sot e çdoherë tejtër. Nëse ka ende të tillë që mendojnë se në Kosovë vështirë bëhen ndryshimet, fitorja e sotme e koalicionit tonë është besimi më i sinqertë. Ata që i vendosin interesat e veta para atyre të popullit ta kuptojnë se qytetarët e ndëshkojnë qeverisjen dhe se e dinë kur është mjaftë dhe kur është koha për një kapitull të ri.Kjo është fitore elektorale e koalicionit tonë dhe mbi të gjitha kjo është fitorja jua. Ne do të jemi institucione për të kthyer besimin në politikë, që punojnë për njerëzit tanë e që janë në shërbim të tyre e që u japin shpresë se politika do të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha ajo.
Osmani shtoi se misioni i tyre do të jetë fuqizimi i shtetësisë dhe anëtarësimi në strukturat euroaltantike dhe miqësia me SHBA-të
“Institucionet tona do të drejtohen nga njerëz me profesionalizëm dhe Kosova do të ndryshojë e të gjitha do ta ndjejnë këtë ndryshim që po vie. Është bërë shumë punë në ditët që kemi lënë pas kemi ecur bashkë, na keni hapur dyert e shtëpive e na keni pritur me zemër, e për këtë përkulemi para jush. Por sot fillon puna e vërtetë për ngritje nga pandemia, për rininë tonë, për drejtësinë, mirëqenien për arsimin e drejtësinë.Sot fillon puna për të na bashkuar të gjithëve, për një të ardhme më të mirë. Ishte nder i veçantë të punojmë bashkë me kryeministrin Kurti në këtë drejtim, do të jetë nder ta shohim Kosovën që udhëhiqet nga një kryeministër që deri këtu ka arritur vetëm me nder e përkrah jush.Do të ecim krah për krah me ju dhe me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe BE-në.Do të jem zëri juaj i munguar për kaq shumë kohë, e mbi të gjitha që nesër të kemi kurajo të shohim njëri-tjetrin në sy. Na priftë e mbara e faleminderit secilit e secilës nga ju, duke ju ftuar të festoni në shtëpitë e juaja. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, deklaroi Osmani./Lajmi.net/