
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një përleshje e armatosur në “Rrugën B” në kryeqytet.
Personi i cili ka shtënë me armë dyshohet se është plagosur nga Policia.
Pasi janë degjuar te shtëna polici ka qëlluar personin që ishte i armatosur.
Gazeta Infokus ka siguruar edhe emrin e policit por derisa nuk është bërë ende zyratare nuk do ta publikojë.
Po ashtu këtë e ka konfirmuar për Insajderin, edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
Ai ka thënën se persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë.
“Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila për momentin gjendet në emergjencë”, ka thënë Krasniqi, raporton Insajderi.