
Një punëtor ka rënë nga një ndërtesë 40 katëshe në Prishtinë. Policia tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.
Advertisement
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë Borovci.
Advertisement