Isa Mustafa godet Lumir Abdixhikun

Kreu në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka zgjedhur që mes rreshtash të një reagimi shumë gjatë për humbjen në zgjedhjet e 14 shkurtit, t’i kundërpërgjigjet edhe bashkëpartiakut të tij, Lumir Abdixhikut, rreth një deklarate të bërë në media, për arsyen që e ka çuar partinë në rezultatin katastrofal dhe më të dobët në histori, që nga themelimi.

Advertisement

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për Gazetën Express, kishte thënë se partia që i takon përfundoi me rezultatin më të dobët në histori meqë fatkeqësisht nuk u dëgjuan disa zëra brenda partisë

“Rezultati flet vet dhe s’lĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r asnjĂ« interpretim. FatkeqĂ«sisht zĂ«rat tonĂ« s’u dĂ«gjuan me kohĂ« dhe si rrjedhojĂ« pĂ«rfunduam nĂ« rezultatin mĂ« tĂ« ulĂ«t historik”, kishte thĂ«nĂ« Abdixhiku.

Këtij qëndrimi të ish-deputetit të LDK’së i cili ka fituar mandat për të qenë përsëri në Kuvend iu është përgjigjur sot kreu në dorëheqje i LDK’së, Isa Mustafa.

Në një shkrim të gjatë ku kishte folur për shumë çështje, ish-kryeministri mes rreshtash ia ka kthyer Abdixhikut.

Mustafa ka thënë se nuk është e vërtetë që s’është dëgjuar zëri, por thotë se këta që thonë kështu nuk kanë pasur zë të artikuluar përveç mungesës së qëndrimit, sipas tij në stilin “ta shohim si del”.

“Të tjerët që sot në studio televizive thonë se nuk është dëgjuar zëri i tyre, nuk e thonë të vërtetën, sepse nuk kanë pasur asnjë zë të artikuluar përveç pozicionimit abstenues e abstenimi është mungesë e qëndrimit, blerje kohe, në stilin ta shohim si del”, ka shkruar Mustafa.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *