
Advertisement
Turqi/ Tetë persona vdiqën sot nga një zjarr që shpërtheu në Njësinë e Kujdesit Intensiv, në një spital privat në jug të Turqisë, ku po trajtoheshin pacientët me kovid-19, njoftoi media shtetërore turke.
Agjencioni i lajmeve Anatolia njoftoi se zjarri shpërtheu kur eksplodoi një bombolë oksigjeni në Njësinë e Kujdesit Intensiv në Spitalin Universitar “Sanko” në Gaziantep.
Agjencioni tha se viktimat ishin midis moshës 56 dhe 85 vjeç dhe se 14 pacientë janë transferuar në spitale tjera.
Zjarri u vu shpejt nën kontroll dhe hetimi për çështjen po vazhdon.
Deri më tani, 1.98 milion njerëz janë infektuar me virusin korona në Turqi dhe 17.610 kanë vdekur.

Advertisement