Lëshohet urdhër arrest qëndror për Sasho Mijallkov-in

Pasi që policia nuk e gjeti atë në shtëpinë e tij në Vodno dhe në vendndodhjet e tjera të mundshme, për t’i dhënë atij vendimin me të cilin masat paraprake në rastin e përgjimit masiv “Shënjestra-Fortesa” i zëvendësohen me arrest shtëpiak deri në vendimin e shkallës së parë, është lëshuar urdhër arresti qëndror është për ish-shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov, thonë burime të mirëinformuara për GazetaPopullin.

Siç edhe njoftuam tashmë, masat e mëparshme parandaluese të Mijallkov-it janë ndryshuar në arrest shtëpiak, por ai nuk është gjetur as në shtëpinë e tij në Vodno dhe policia nuk ka mundur ta gjejë atë as në Hotel Marriott./GazetaPopulli.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *